Kurti: Përgjegjësi për formimin e institucioneve, ka edhe opozita
Foto: Laura Hasani

Kurti: Përgjegjësi për formimin e institucioneve, ka edhe opozita

Aktuale April 28, 2026 - 20:18

Kryeministri Albin Kurti, ka folur në konferencën e dytë, pas shtyrjes së seancës për presidentin për në orën 23:00.

Kurti përmendi se ë gjitha propozimet e tyre kanë hasur vetëm në refuzime nga opozita të cilët sipas tij, nuk kanë pasur ndonëj propozim për të dalë nga kjo krizë.

Sipas tij, përgjegjësia për formimin e institucioneve, nuk është vetëm e pozitës, por edhe opozitës, transmeton Zeri.info.

“Përgjegjësia për ti dhen Republikës së Kosovës institucione të plota, nuk është vetëm e fituesit, pra edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve në përmbushjen e të gjitha përgjegjësive tona si pjesëmarrës e vendimmarrës në institucioneve”

“Andaj kemi bërë thirrje, kemi bërë propozime por nuk kanë qenë të suksesshme deri tani, asnjëhera për fajin e LVV-së”, tha Kurti. /Zëri