Abdixhiku: Kurtit po i pengon, por jam i bindur që populli do të zgjedhë Vjosa Osmanin
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Kurtit po i pengon, por jam i bindur që populli do të zgjedhë Vjosa Osmanin

Aktuale April 28, 2026 - 19:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një deklarate para nisjes së seancës të orës 19:00, ka konfirmuar edhe një herë afërsinë me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Ai deklaroi se nuk po e kupton Kurtin pse e refuzoi propozimin që Osmani të jetë presidente, duke u shprehur i bindur që populli do ta zgjedhë atë, transmeton Zeri.info.

“Nuk po arrij të kuptoj pse Albin Kurtin po e pengon Vjosa Osamani, e ndoshta Kurti nuk do me zgjedhë, por jam i bindur që populli i Kosovës kanë me zgjedhë”, deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se për detaje do të flas pas përfundimit të ditës së sotme. /Zëri