Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre
Aktuale
April 27, 2026 - 15:41
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka bërë homazhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Përmes njoftimit të Ambasadës Amerikane në Facebook, thuhet se SHBA-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit. Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre.
“E ngarkuara me punë në detyrë, Anu Prattipati, bëri homazhe për personat e zhdukur të konfliktit në Kosovë. Ambasada e SHBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit. Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në postim.