Nis seanca për presidentin, në sallë veç deputetët e LVV-së
Aktuale
April 27, 2026 - 17:37
Nis seanca, opozita s'merr pjesë
Ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka thirrur seancën, të cilës i është referuar si “diskutim” lidhur me këtë temë.
Opozita e ka bojkotuar këtë seancë, ndaj në sallë është veç Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas vendimit të Kushtetueses, ka afat vetëm deri nesër që të zgjidhet presidentit i ri, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja.

