Ideali i tij ishte liria kombëtare, thotë Konjufca për Rexhep Qosjen
Aktuale
April 27, 2026 - 09:49
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e veçantë në kujtim të akademikut Rexhep Qosja.
Në fjalën e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e konsideroi Qosjen si një ndër figurat më të ndritura të kombit tonë.
“Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët, veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë. Çdo krijues përshkruhet nga një parim suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte parimi i Qosjes? Ideali i tij ishte liria kombëtare, prandaj gjithçka që prodhoi ka formën e luftës kundër shtypjes”, u shpreh ndër të tjera Konjufca. /Zëri