27 Prilli, Dita Kombëtare e të Zhdukurve gjatë Luftës në Kosovë
Aktuale
April 27, 2026 - 08:23
27 Prilli shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë Luftës së Fundit në Kosovë.
Edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga gjenocidi serb në Kosovë, shumë familje kërkojnë zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të pagjetur.
Kjo datë po ashtu përkon me masakrën e Mejës, një ndër masakrat më të mëdha që ka ndodhur në vend, ku u vranë 376 persona.
Sot ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë nderime pranë Monumentit dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. /Zëri