Osmani reagon pas sulmit në Washington: SHBA-ja mbetet mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë
Mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pati të shtëna armësh dhe u cënua siguria e presidentit Donald Trump.
Për këtë ngjarje ka reaguar ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se solidarizohet me Trumpin dhe bashkëshorten e tij, shkruan Zeri.info.
“Ne besojmë në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe mbetemi partnerë të palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën.
Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare”, shkroi Osmani ndër tjera.
Po ashtu, ajo tha se SHBA-ja mbetet mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë, e asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë. /Zëri
Sending prayers and solidarity to President @realDonaldTrump, the First Lady @MELANIATRUMP, and the American people following last night’s cowardly attack at the White House Correspondents’ Dinner.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 26, 2026
We trust in the resilience of the United States and its institutions, and we…