Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes
Foto: Laura Hasani

Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Aktuale April 24, 2026 - 07:50

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që të premten e 24 prillit 2026 të shpall Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes.

Rexhep Qosja vdiq të enjten, më 23 prill.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka thënë u.d. e presidentes, Haxhiu.

Varrimi i të ndjerit është bërë po të enjten, në një ceremoni familjare, pasi ishte amanet i vetë profesor Qosjes.

Ai kishte kërkuar që të varroset pa ritual fetar dhe pa praninë e autoriteteve zyrtare.