Hamza uron Thaçin për ditëlindje: Koha të festojmë në atdhe
Aktuale
April 24, 2026 - 10:39
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindje, duke theksuar mungesën e tij dhe pritjen për rikthim në Kosovë.
Në mesazhin e publikuar, Hamza ka kujtuar se kjo është ditëlindja e gjashtë që Thaçi e kalon larg vendit, të cilën e cilëson si një padrejtësi të zgjatur.
“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë”, shkroi ai.
Hamza ka vlerësuar qëndrueshmërinë e Thaçit gjatë kësaj periudhe, duke shtuar se besimi dhe krenaria ndaj tij nuk janë lëkundur.
“Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim”, përfundon urimi i tij.