Whitaker shkruan për vizitën në KFOR: Ne jemi partneri më i fuqishëm i Kosovës që po i ndihmojmë të rrisë aftësitë për mbrojtje

Whitaker shkruan për vizitën në KFOR: Ne jemi partneri më i fuqishëm i Kosovës që po i ndihmojmë të rrisë aftësitë për mbrojtje

Aktuale April 22, 2026 - 17:59

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka shkruar për vizitën që ka bërë dje në KFOR dhe për takimin me gjeneralin turk, Ozkan Ulutas.

Whitaker ka thënë se SHBA është aleati më i fuqishëm i Kosovës që po e ndihmon edhe në rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur veten.

“Për më shumë se 26 vjet, SHBA-të e kanë mbështetur KFOR-in si një shtyllë stabiliteti. Pata një takim të rëndësishëm me Gjeneral Major Ozkan Ulutas, Komandant i KFOR-it, për të diskutuar misionin tonë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi partneri më i fortë i Kosovës, duke rritur aftësinë e vendit për të mbrojtur veten. Ndërsa u bëjmë thirrje aleatëve të marrin përgjegjësi më të mëdha për sigurinë evropiane, KFOR-i mbetet kritik për një rajon të sigurt dhe rezilient”, ka shkruar ai.