Vjosa Osmani viziton Ramadan dhe Syzana Zejnullahun: Biseda frymëzuese dhe vlerësim për arsimin
Aktuale
April 21, 2026 - 22:46
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë te profesori Ramadan Zejnullahu dhe znj. Syzana Zejnullahu, ku ka vlerësuar mikpritjen dhe bisedat me ta.
Përmes një postimi, Osmani ka theksuar respektin për angazhimin e profesor Zejnullahut në fushën e arsimit dhe kontributin e tij për shtetin.
“Sot në vizitë te Profesori Ramadan Zejnullahu dhe znj.Syzana Zejnullahu, pata kënaqësinë të jem mes njerëzve të urtë e mikpritës. Bisedat e këshillat e sinqerta dhe përkushtimi i Profesorit për arsimin dhe për shtetin janë frymëzim për të gjithë ne. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe respektin e treguar”, ka shkruar Osmani.