Moti në Shqipëri me diell

Moti në Shqipëri me diell

Aktuale April 19, 2026 - 08:31

Sot në Shqipëria pritet mot përgjithësisht i qëndrueshëm. Paraditja do të jetë kryesisht e kthjellët në shumicën e territorit, me kalime të lehta vranësirash. Gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen sidomos në zonat malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në vend.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare që do të shfaqen herë pas here. Në orët e pasdites, vranësirat pritet të shtohen gradualisht.

Gjatë pasdites, në zonat jugore dhe përgjatë relievit malor, mund të ketë reshje të dobëta dhe të izoluara shiu, kryesisht në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në det pritet një valëzim i lehtë, i forcës 1 deri në 2 ballë.