Ngërçi për presidentin, Shala: Gjithçka është e planifikuar nga Kurti
Foto: Laura Hasani

Ngërçi për presidentin, Shala: Gjithçka është e planifikuar nga Kurti

Aktuale April 14, 2026 - 12:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha se partia në pushtet po tenton t’i harxhojë afatet kohore që të arrijë qëllimet për të udhëhequr shtetin në pozicionin e ushtruesve të detyrës.

Ai tha se nuk kanë pranuar ofertë serioze për të dalë nga ngërçi politik.

“Nuk kemi si të reflektojmë se nuk ka pasur asnjëherë një ofertë serioze politike që të do të ulej dhe të bashkonte spektrin politike vendor për të dalë nga situata e ngërçit politik”, tha ai për RTV21.

Derisa krejt kjo situatë e krijuar për zgjedhjen e presidentit nuk është e rastësishme.

“Gjithçka është e planifikuar nga Kurti”, u shpreh Shala.