Ahmeti takohet me Ramën, në fokus forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar
Aktuale
April 14, 2026 - 14:33
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se në fokus të bisedës mes tyre ishte forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar.
“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama”.
“Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!”, njoftoi Ahmeti.