Qeveria miraton Projektligjin për Energjinë Elektrike
Aktuale
April 14, 2026 - 14:18
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për Energjinë Elektrike.
Sipas njoftimit, projektligji synon përcaktimin e rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, me qëllim garantimin e furnizimit të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor për qytetarët.
Po ashtu, Ligji parashikon krijimin e kushteve për çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke marrë në konsideratë edhe objektivat dhe caqet klimatike të vendit.
Ky hap konsiderohet pjesë e reformave në sektorin energjetik, i cili mbetet një nga fushat më të rëndësishme strategjike për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e furnizimit në vend. /Zëri