Mosemërimi i anëtarit të 10-të në KQZ, Qalaj: Do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të përdorë të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që, siç thotë, emërimit të anëtarit të saj të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të “kryhet ashtu siç e garanton Kushtetuta e Kosovës”.
Kandidati i PDK-së për anëtar në KQZ, Rashit Qalaj, tha nuk e përjashtojnë dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese, por që aktualisht po presin vendimin nga u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu.
“PDK-ja është në pritje të vendimit të u.d. të Presidentes së shtetit të dekretojë anëtarin e dytë të PDK- në KQZ. Nuk është duke pasur ndonjë veprim nga ushtruesja e detyrës edhe pse e ka obligim kushtetues. PDK-ja i është drejtuar me shkresë edhe ish-presidentes Osmani edhe u.d. të presidentes që sa më parë të dekretojnë anëtarin e dytë, mirëpo s’ka ndonjë veprim jemi në pritje kjo të ndodh. Normalisht që PDK-ja do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjor në mënyrë që kjo punë të kryhet ashtu siç e garanton Kushtetuta e Kosovës. Besoj se PDK-ja do t’i marr të gjitha veprimet me kohë që sa me shpejtë të dekretohet dhe anëtari i dytë, se përjashtojmë (dërgimin në Gjykatë Kushtetuese) por jemi në pritje të vendimit. Momentalisht s’ka diçka jemi në pritje”, tha Qalaj për RTV21.