Kryetari i Gjilanit nderon me mirënjohje qytetarin që shpëtoi një grua nga liqeni i Livoçit [video]

Kryetari i Gjilanit nderon me mirënjohje qytetarin që shpëtoi një grua nga liqeni i Livoçit [video]

Aktuale April 14, 2026 - 11:45

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë mirënjohje për qytetarin Faton Tahiri, i cili me një akt të jashtëzakonshëm guximi shpëtoi jetën e një gruaje shtatzënë që kishte rënë me veturë në liqenin e Livoçit.

Ngjarja kishte ndodhur disa ditë më parë, ndërsa reagimi i shpejtë i Tahirit rezultoi vendimtar për shpëtimin e viktimës, pavarësisht rrezikut të madh për jetën e tij.

“Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të menjëhershëm, duke vënë edhe jetën në rrezik, në emër të Komunës së Gjilanit, i ndava mirënjohje për trimërinë e treguar”, ka deklaruar Hyseni, transmeton Zeri.info.

Ai theksoi se veprimi i Tahirit përbën shembull të qytetarisë dhe solidaritetit në momente të vështira.

“Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, u shpreh kryetari i Gjilanit. /Zëri