Bajqinovci: Nëse opozita na dërgon në zgjedhje, dihet se cili do të jetë fati i tyre
Aktuale
April 14, 2026 - 11:35
Mefail Bajqinovci nga LVV-ja tha se opozita duhet të reflektojë, në mënyrë që Kosova të bëhet me president.
Sipas tij, nëse vendi shkon në zgjedhje, faji është i opozitës.
“Po besoj që në këto ditë që kanë mbetur opozita do të reflektojë dhe do t’i japë vendit president dhe nuk do ta dërgojë na zgjedhje vendin…nëse opozita na dërgon në zgjedhje, dihet cili do të jetë fati i tyre”, u shpreh ndër të tjerash ai për rtv21.