Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë
Aktuale
March 27, 2026 - 12:21
Drejtuesit e motokultivatorëve, multikultivatorëve dhe makinerive të tjera bujqësore nuk lejohen të qarkullojnë në kryeqytet.
Ky njoftim vjen nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili ka theksuar se Policia e Kosovës dhe Inspektorati Komunal do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të marrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.
Qarkullimi i mjeteve bujqësore në Prishtinë është i ndaluar për të siguruar rendin dhe sigurinë në trafikun urban. /Zëri