Kurti udhëton për në Francë, do të takohet me Macronin
Aktuale
March 27, 2026 - 11:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë.
Kurti pritet të zhvillojë një takim dhe një drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku do të diskutojnë çështje të rëndësishme bilaterale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, transmeton Zeri.info.
Vizita shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë dhe dialogun mbi çështjet strategjike rajonale. /Zëri