Kurti: Kosova mes demokracive dhe vendet më të lumtura në botë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dy rezultate të rëndësishme që vendi ka arritur së fundmi në arenën ndërkombëtare.
“Sipas Institutit V-Dem të Suedisë, Kosova pozicionohet ndër demokracitë zgjedhore, duke qenë vendi i vetëm në rajonin e WB6, bashkë me Mali i Zi. Ndërkohë, Raporti Botëror i Lumturisë i Gallup rendit Kosovën në vendin e 16-të në botë, duke shënuar një përparim të dukshëm nga vendi i 29-të vitin e kaluar”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.
Kurti e ka cilësuar këtë si një njohje të vitalitetit të demokracisë në Kosovë dhe të përparimit ekonomik e social të vendit, duke theksuar optimizmin për zhvillimin e mëtejshëm.
In the past few days, Kosova has once again received two very encouraging rankings. Sweden’s V-Dem Institute has positioned the country firmly among electoral democracies, the only one in the WB6 alongside Montenegro. Additionally, @Gallup's World Happiness Report has ranked…
— Albin Kurti (@albinkurti) March 26, 2026