Ulutashi për mediat serbe: Misioni i KFOR-it s’ka afat skadence në Kosovë
Komandanti i KFOR-it në Ozkan Ulutash, ka thënë se mandati i forcave që udhëheq në Kosovë, nuk ka afar përdundimi.
Në një intervistë për mediat serbe, Ulutash tha se KFOR-i do të zbatojë mandatin e tij që bazohet nga rezoluta e OKB-së, ndërsa tha nuk ka afat për përfundimin e tij, pasi për të vendos Këshilli i Atlantikut të Veriut, transmeton Zeri.info.
“Mandati i KFOR-it bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk ka një datë përfundimi. Çdo vendim për të ardhmen e KFOR-it merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s. Prandaj, nuk do të spekuloj për këtë çështje”, tha Ulutuashi.
Ai shtoi se KFOR-i do të ruajë qëndrimin e tij fleksibil dhe do të vazhdojë të përshtatet sipas nevojës, duke mbetur një pjesë jetike e përpjekjeve të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur sigurinë afatgjatë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. /Zëri