Grenelli për zgjedhjet e reja në Kosovë: “Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit”
Foto: Laura Hasani

Grenelli për zgjedhjet e reja në Kosovë: “Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit”

Aktuale March 07, 2026 - 09:31

I dërguari Presidencial Amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, i ka cilësuar si lajm të mirë zgjedhjet e reja në Kosovë, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri.

Grenelli e ka lidhur këtë zhvillim edhe me rikthimin në skenën politike të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar ai ai në platformën " X". /Zëri