Fillon faza e dytë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
Aktuale
March 07, 2026 - 11:56
Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur faza e dytë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
“Në sheshin ‘Xhorxh Bush’ ka filluar faza e dytë e punimeve”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se faza e parë e punimeve për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtina filloi më 10 mars 2025, kur Komuna e Prishtinës njoftoi nisjen zyrtare të punimeve për transformimin e rrugës dhe hapësirës në shesh publik. /Zëri