Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Aktuale March 05, 2026 - 11:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot një konferencë për media.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se konferenca do të mbahet gjatë pasdites, por ende nuk është bërë i ditur orari i saktë, për të cilin pritet të njoftohet më vonë, transmeton Zeri.info.

Kjo vjen një ditë pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk mund të thërrasë seancë për votimin e presidentit pa qenë së paku dy kandidatë në garë. /Zëri