Presidentja Osmani takohet me kryeministrin e Çadit
Aktuale
February 06, 2026 - 11:53
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes.
Në takimin dypalësh u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çadit, si dhe për bashkëpunimin në adresimin e sfidave globale.
“Kënaqësi ta takoj kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, shkroi Osmani. /Zëri