KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike, ja sa shpenzuan për katër muaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare për shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, për periudhën tetor–dhjetor 2025.
Sipas të dhënave të publikuara:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shpenzuar gjithsej 1.263.372 euro, nga të cilat:
Paga: 219.726 euro
Mallra dhe shërbime: 1.033.207 euro
Udhëtime brenda vendit: 21.915 euro
Shërbime të telekomunikimit: 18.603 euro
Furnizim me ushqim dhe pije: 272.483 euro
Karburante për vetura: 91.701 euro
Marketing: 311.115 euro
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar gjithsej 280.822 euro, nga të cilat:
Paga: 120.498 euro
Mallra dhe shërbime: 65.624 euro
Udhëtime brenda vendit: 3.070 euro
Shërbime telekomunikimi: 69 euro
Ushqim dhe pije: 1.669 euro
Shpenzime kontraktuese: 27.840 euro
Shërbime të tjera: 28.126 euro
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar gjithsej 224,859 euro, nga të cilat:
Paga: 104.922 euro
Shërbime: 35.650 euro
Shërbime teknike: 27.500 euro
Shërbime telekomunikimi: 1.154 euro
Blerje mallrash dhe shërbimesh: 3.770 euro
Karburante për avance: 3.524 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpenzuar gjithsej 70.210 euro, nga të cilat:
Paga: 28.656 euro
Shërbime dhe telekomunikimi: 6.649 euro
Shërbime të tjera: 1.413 euro
Blerje të tjera: 320 euro
Raportet e publikuara nga KQZ-ja tregojnë qartë mënyrën sesi partitë politike kanë shpenzuar buxhetet e tyre tremujore për vitin 2025, duke përfshirë pagat, shërbimet, udhëtimet dhe marketingun.