Rikthehet energjia elektrike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës
Aktuale
February 06, 2026 - 09:03
Është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike në spitalin e përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas sanimit të defektit nga KEDS-i.
Lajmi është konfirmuar nga vetë spitali, i cili ka njoftuar se gjatë ndërprerjes së energjisë, shërbimet vitale janë mbajtur funksionale përmes gjeneratorëve, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
“Pas sanimit të defektit nga KEDS-i, është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike. Shërbimet vitale kanë funksionuar me gjeneratorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Spitalit. /Zëri