Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit

Rama pritet në Pallatin Apostolik të Vatikanit

Aktuale February 05, 2026 - 11:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është pritur në Pallatin Apostolik të Vatikanit nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinjtë e shenjtërisë së tij.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ka publikuar edhe pamje nga kjo pritje, duke e cilësuar vizitën si një moment të veçantë institucional në ambientet e Vatikanit.