Osmani takohet me Bin Rashid Al Maktoum: Të thellojmë bashkëpunimin edhe në art e kulturë

Osmani takohet me Bin Rashid Al Maktoum: Të thellojmë bashkëpunimin edhe në art e kulturë

Aktuale February 05, 2026 - 13:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Autoritetit për Kulturë dhe Arte, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Ky takim u bë në kuadër të Samitit Botëror për Qeverisje, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Osmani u shpreh se të dyja vendet kanë një miqësi të fortë dhe hapësirë për të nisur kapituj bashkëpunimi edhe në kulturë, art e inovacion. /Zëri