Zyrtari i lartë gjerman takohet me Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së
Foto: Facebook

Zyrtari i lartë gjerman takohet me Jasharin, flasin për të ardhmen e FSK-së

Aktuale January 12, 2026 - 09:55

Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher, ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Kosovë, dyshja diskutuan për procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Po ashtu, në njoftim theksohet se Bottcheri rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.

“Bottcheri theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë e një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”, thuhet në njoftim.