Gjilan: Apel për shmangie të disa segmenteve rrugore për shkak të reshjeve

Gjilan: Apel për shmangie të disa segmenteve rrugore për shkak të reshjeve

Aktuale January 10, 2026 - 12:37

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët që, për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, të shmangin përkohësisht qarkullimin në disa akse kryesore.

Sipas njoftimit, rekomandohet të mos përdoret rruga për Kufcë në Malishevë, rruga ndërmjet dy fshatrave Livoq, si dhe magjistralja Gjilan–Ferizaj, konkretisht në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

Deri në qetësimin e situatës, qytetarëve u bëhet thirrje të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Komuna bën të ditur se zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke e monitoruar nga afër situatën dhe punimet, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të informohen me kohë.

Autoritetet falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Zëri