Në Prizren kanë filluar reshjet e borës

Në Prizren kanë filluar reshjet e borës

Aktuale January 10, 2026 - 22:26

Në mbarë Kosovën, reshjet e dendura që kanë vazhduar prej ditësh kanë shkaktuar vërshime në shumë rajone të vendit. Në Prizren, shiu që kishte filluar mbrëmë vonë ka vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme.

Në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut janë shndërruar në borë, ndërsa bora e dendur ka filluar të mbulojë qytetin. Me fillimin e reshjeve të borës, Prizreni është veshur me petkun e bardhë, ndërsa disa qytetarë kanë dalë për shëtitje në sheshin historik të Shadërvanit, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Sipas njoftimeve të autoriteteve, gjatë natës pritet që temperaturat në mbarë Kosovën të zbresin deri në minus 10 gradë Celsius. /rtk