Udhëtarët i frikësohen shembjes së murit në rrugën Gjakovë – Klinë
Aktuale
January 10, 2026 - 23:55
Disa udhëtarë që frekuentojnë rrugën Gjakovë – Klinë janë shprehur të shqetësuar për një mur që është gati duke u rrëzuar.
Njëri nga udhëtaret madje e ka cilësuar “rrezik fatal” për ata që kalojnë andejpari.
Në bazë të pamjeve muri duket të jetë gati të bie.
Kushtet e këqija atmosferike të këtyre ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, por anembanë saj.