KRU “Prishtina” thotë se furnizimi me ujë në Drenas stabilizohet deri në mbrëmje
Aktuale
January 10, 2026 - 11:51
KRU “Prishtina”, ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut. Po ashtu, gjatë ditës pritet të nisë trajtimi i ujit edhe në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) në Drenas.
Sipas vlerësimeve të Kompanisë së Ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit pritet të fillojë gjatë ditës së sotme, ndërsa stabilizimi i plotë i furnizimit pritet në orët e mbrëmjes.
Nga institucionet përkatëse kërkohet mirëkuptim nga qytetarët deri në normalizimin e plotë të gjendjes. /Zëri