Haxhiu mirëpret mbylljen e grupit “Albkings” 
Foto: Laura Hasani

Haxhiu mirëpret mbylljen e grupit “Albkings” 

Aktuale May 30, 2024 - 16:07

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës sot gjatë një konference për media se ka njoftuar se ka mbyllur përfundimisht grupin famëkeq të telegramit “Albkings”, duke arrestuar shtatë të dyshuar.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se mirëpret angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”.

“Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se si institucione e kanë për obligim që të mos lejojnë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.