MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE
Aktuale
May 09, 2024 - 15:48
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian sot i festojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.
Kjo thuhet në deklaratën e MPJD-së për Ditën e Evropës, e publikuar në platformën X.
“Në Ditën e Evropës, ne festojmë vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.
“Republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE, duke aspiruar për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, thuhet në reagimin e MPJD-së.