AGK-ja reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK-ja reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Aktuale May 07, 2024 - 23:48

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin “Albkings”.

AGK-ja thotë se publikimi i numrit personal të gazetares Thaçi-Mehmeti “në shenjë hakmarrjeje nga Albkings, jo vetëm që e rrezikon sigurinë e saj personale, por edhe shërben si tentim për ta frikësuar dhe heshtur atë”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon shpërndarjen e numrit, si dhe mesazhet e telefonatat denigruese që ka pranuar ditëve të fundit gazetarja Thaçi Mehmeti, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj”, tha AGK-ja.

“AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me rastin e paraqitur nga kolegia Thaçi Mehmeti, në mënyrë që personi/at që e kanë shpërndarë numrin, dhe ata të cilët e kanë kontaktuar atë, të përballen me ligjin”.