“Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet”, vjen një paralajmërim nga Beogradi për KiE-në

“Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet”, vjen një paralajmërim nga Beogradi për KiE-në

Aktuale April 27, 2024 - 15:47

Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se duke qenë se qeveria e Serbisë përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit e saj për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia s’ka nevojë që të largohet nga Këshilli i Evropës, meqë sipas Besirit, Këshilli i Evropës do ta dëbojë Serbinë.

Ndërkohë thotë se gjatë kësaj kohe, Kosova do ta miratojë ligjin për bashkëjetesën mes gjinive të njëjta dhe do të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

“Meqenëse qeveria përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia nuk ka nevojë të largohet nga Këshilli i Evropës, ata do të na dëbojnë. Gjatë kësaj kohe, Kosova miraton një ligj për partneritetet e të njëjtës gjini dhe do t’i pranojnë ata në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Besiri.