Ambasadori Kapiti: Përkushtimi ndaj vlerave e afron aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE

Ambasadori Kapiti: Përkushtimi ndaj vlerave e afron aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE

Aktuale May 09, 2024 - 19:57

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, ka qenë pjesëmarrës në një organizim në Londër, për shënimin e 9 majit – Ditës së Evropës.

Kapiti u shpreh i lumtur se ishte pjesë e kësaj ngjarje.

Ai tha se “Kosova qëndron me bashkëkombës evropianë në kërkim të një Evrope të tërë, të lirë dhe paqësore”.

“Përkushtimi i Kosovës ndaj vlerave të BE-së na afron me aspiratën tonë për anëtarësim në familjen e BE-së”, tha ai.