Ambasada italiane: Vazhdojmë ta mbështesim Kosovën drejt BE-së

Ambasada italiane: Vazhdojmë ta mbështesim Kosovën drejt BE-së

Aktuale May 09, 2024 - 20:40

Ambasada e Italisë në Kosovë u ka uruar Ditën e Evropës për kosovarët.

Në platformën “X”, kjo ambasadë ka thënë se shteti italian do ta vazhdojë mbështetjen në rrugën e integrimit evropian.

“Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt familjes së BE-së”, thuhet në njoftim.