Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, mbi 12% dalje deri tani
Foto:Reuters

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, mbi 12% dalje deri tani

Aktuale April 24, 2024 - 13:54

Këto janë të dhënat nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dalja në vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11:00 është 12,78 për qind, pra kanë votuar 229.417 votues.

Këto përqindje dhe shifra, sipas të dhënave të KSHZ-së, bazohen në 3.416 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.508 në komunat e gjithë vendit.