Nga kjo e diel pritet stabilizimi i motit, kaq do të jenë temperaturat
Foto:Laura Hasani

Nga kjo e diel pritet stabilizimi i motit, kaq do të jenë temperaturat

Aktuale April 24, 2024 - 11:57

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se pas motit të ndryshueshëm ditëve të kaluara, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore e sqote në zonat e larta, si dhe me temperatura relativisht të ulëta për periudhën, nga e diela dhe java në vijim pritet stabilizim gradual i motit me kthjellime dhe prezencë dominuese të diellit.

Sipas ASHNA-së, temperaturat maksimale do të sillen në mes 18° C - 24° C, e minimale në mes 4° C - 11° C.

“Era do të jetë kryesisht e lehtë drejtimesh të ndryshme e dominuar nga jugu, me rritje në intensitet gjatë orëve të pasdites. Mundësitë për rrebeshe të lehta shiu të izoluara në zona do të jenë prezente”, njofton Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së. /Zëri