Kurti pas telefonatës me Macronin: Besojmë që Franca do ta mbështetë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macronin: Besojmë që Franca do ta mbështetë Kosovën në KiE pa parakushte

Aktuale April 24, 2024 - 08:05

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka thënë se në bisedën e sotme telefonike me presidentin francez, Emanuel Macron ka shprehur besimin që Franca do ta mbështetë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejme.

“Në një telefonatë me presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, shkroi Kurti në platformën X.

Ndërkohë, më herët në një komunikatë nga pallati presidencial i Francës, kanë theksuar se Macroni ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të zbatimit nga autoritetet kosovare të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.