Kurti e Sarrazin flasin rreth përgatitjeve për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit

Kurti e Sarrazin flasin rreth përgatitjeve për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit

Aktuale April 11, 2024 - 23:34

Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Përgatitjet për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit që shënon 10 vjetorin e tij, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet rajonale e evropiane ishin tema të bisedës, ka njoftuar Qeveria, transmeton Zeri.info.

Në njoftim thuhet se Kurti e falënderoi Sarrazinin për angazhimin dhe rolin e Gjermanisë në thellimin e bashkëpunimit rajonal mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si palë të barabarta.

”Duke folur për pritjet nga samiti i radhës, Kryeministri theksoi rëndësinë që marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht duke përfshirë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID kartë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës”

“Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri