Osmani në 25-vjetorin e masakrës së Rezallës: E nevojshme sjellja e autorëve para drejtësisë

Osmani në 25-vjetorin e masakrës së Rezallës: E nevojshme sjellja e autorëve para drejtësisë

Aktuale April 05, 2024 - 11:37

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot të rënët në përvjetorin e masakrës së Rezallës.

Osmani tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999, rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

“Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës.

Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, shkroi Osmani. /Zëri