Në trevjetorin e zgjedhjes presidente, Osmani thotë se përulet para të arriturave
Foto: Laura Hasani

Në trevjetorin e zgjedhjes presidente, Osmani thotë se përulet para të arriturave

Aktuale April 04, 2024 - 09:43

Sot janë bërë tre vjet që nga zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e vendit.

Në këtë ditë Osmani u shpreh se përulet para të arriturave që janë bërë në vendin tonë, raporton Zeri.info.

“Tre vjet në detyrën e presidentit të Republikës së Kosovës! Zemra e Presidencës sime mban vullnetin e popullit tonë dhe interesat e Republikës sonë! Jam i përulur nga përparimi i përbashkët që kemi bërë deri tani dhe nga shumë piketa të reja që janë përpara, brenda dhe jashtë vendit!”, shkroi ajo në një postim në Twitter. /Zëri