Kuvendi mban seancë solemne për Betejën e Koshares
Foto: Laura Hasani

Kuvendi mban seancë solemne për Betejën e Koshares

Aktuale April 04, 2024 - 08:13

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për 25-vjetorin e Betejës së Koshares.

Kjo seancë pritet të fillojë në orën 10:00, raporton Zeri.info.

Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 prilli 1999 deri më 10 qershor 1999 e që konsiderohej si një nga fitoret më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga luftimet me forcat serbe ranë dëshmorë 114 ushtarë të UÇK-së, me në krye Agim Ramadanin, i cili ra në altarin e lirisë më 11 prill 1999. /Zëri