Kurti: Për herë të parë në regjistrimin e popullsisë do të regjistrohen edhe dëmet e luftës
Foto: Laura Hasani

Kurti: Për herë të parë në regjistrimin e popullsisë do të regjistrohen edhe dëmet e luftës

Aktuale April 02, 2024 - 15:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të martën ka thënë se për herë të parë në procesin e regjistrimit të popullsisë do të jetë edhe një formular, në të cilin do të mundë të regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë luftës.

Ai ka përmendur edhe funksionalizimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës, për të cilin tha se janë hapur edhe pozita të reja të punës. Me këtë rast, ai ftoi qytetarët të aplikojnë për këtë konkurs dhe të dorëzojnë dëshmitë e tyre në këtë Institut.

“Në për ditë i kujtojmë sakrificat e këtyre familjeve. Në mbledhjen e kaluar për të dokumentuar me saksi të gjitha kurimet me qenë se shpeshherë kemi mospërputhje të të dhënave, kemi funksionalizuar Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës për të cilin tashme janë hapur 25 pozita, atëherë ju bëjë thirrje ekspertëve që të aplikojnë. Krahas thirrjes për të deponuar dëshmi, u bëjë thirrje qytetarëve të përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë. Për herë të parë në regjistrim e popullsisë është përfshirë formulari për regjistrimin e dëmeve të luftës”.

“Ky regjistrim që fillon të premten do të na sigurojë edhe një evidencë të së kaluarës. Kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. I bëjë thirrje sistemit të drejtësisë për adresim me urgjencë i krimeve të kryera gjatë luftës, me kalimin e kohës jemi duke i humbur dëshmitarët”, ka thënë ai. /EO