Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare
Foto: Laura Hasani

Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Aktuale April 02, 2024 - 08:36

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e gjashtë komisioneve parlamentare, ndër to edhe ajo e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe katër të tjera.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot në orën 10:00 mban mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe takimin me Shoqatën e Logopedëve dhe takimin me Shoqatën e Ergoterapistëve.

Ndërsa, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes fillon mbledhjen në orën 11:00. Në rend është edhe takimi i Komisionit me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë.

Mbledhje, në orën 11:00 edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, i cili në rend dite ka edhe një takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjithashtu fillon mbledhjen në orën 11:00 dhe në rend dite ka edhe shqyrtimin e Raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi”.

Mbledhje kanë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, si dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të ketë një takim me Bertrand Bouyxin, kryetar i Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.